20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Ministrja Dumoshi konfirmon mbështetjen për xhudistët pas hyrjes së tyre në karantinë

(I plotëuar) Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Iber Alaj, kanë zhvilluar një video telefonatë me ekipin olimpik të xhudos, pas vendimit të tyre për të hyrë në karantinë, për të shfaqur mbështetjen e tyre për xhudistët e Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Driton Kuka dhe xhudistët e Kosovës të cilët kanë pasur norma olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pas konfirmimit që këto lojëra janë shtyrë për një vit, kanë marrë vendim që ndonëse kanë qenë në Kosovë, prapëseprapë do ty hyjnë në karantinë.

Ministrja Vlora Dumoshi përmes këtij komunikimi është shprehur se e përkrah dhe e mirëkupton vendimin që kanë marrë ekipi i xhudos dhe ka thënë se kanë përkrahjen e saj të plotë dhe i inkurajoi xhudistët se përkundër shtyrjes së lojërave olimpike ata të stërviten vazhdimisht ashtu që të jenë të motivuar e të fuqishëm kurdo që mbahen lojërat olimpike, të cilat janë ëndërr e çdo sportisti.

Trajneri Kuka është shprehur se ky propozim i tij është përkrahur nga ekipi ashtu që mos të kenë kontakt me njerëzit tjerë, as vet mos të rrezikohen dhe mos t’i rrezikojnë të tjerët, por që me xhudistët të jetojnë së bashku si familje, për arsye të stërvitjeve.

Trajneri Driton Kuka e ka falënderuar mes tjerash ministren për video telefonatën dhe për mbështetjen e qasjen që ka treguar karshi ekipit të xhudos. /PrizrenPress.com/

 

Vlora Dumoshi u telefonon xhudistëve në karantinë, Kuka ka disa fjalë për të

Ekipi i xhudos së Kosovës vazhdon të jetë në karantinë aty u po përgatitet për garat që i presin në të ardhmen. Ani pse tashmë është bërë zyrtare shtyrja e Lojërave Olimpike për vitin 2021, xhudistët kosovarë nuk po ndalën dhe po punojnë, shkruan Zëri.info.

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se sot ata kanë marrë një telefonat nga ministrja Vlora Dumoshi e cila është përkujdesur për ta parë gjendjen e sportistëve.

“Jemi falënderues ministres Dumoshi si dhe drejtorit Ibër Alaj për video telefonatën me ekipin tonë në karantinë dhe me qasjen e përkrahjen e tyre karshi ekipit tonë të xhudos!

Jemi mirënjohës për kurajon që po i jepni ekipit të qëndrojë i fortë një ditë pas shtyrjes së Olimpiadës e cila është ëndërr e çdo sportisti!

Po besojmë që së bashku do shkojmë më të motivuar e të fuqishëm kurdo që Lojërat Olimpike mbahen.

Shëndet për krejt miqtë kudo që janë!

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Driton Kukan ë rrjetin social Facebook.

Image

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit