18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ministrja gjermane: Vizat për Kosovën do të liberalizohen brenda këtij viti

Shumtë ekspertë thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit. Të njëjtin mendim e deklaroi ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann, përcjell albinfo.ch.

Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë para Vitit të Ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

Lidhur me këtë, anëtari i Komisionit të Integrimeve Evropiane, Agon Batusha, tha se shpresojnë të marrin lajme pozitive pas 13 tetorit.

Sipas tij, deklaratat e shteteve të BE-së janë pozitive, pro liberalizimit të vizave, por deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nesër organizon Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit

Nesër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren do të organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit, mjeke specialiste neonatologe, për...

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e...

Lajmet e Fundit