25.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Ministrja Reshitaj zotohet për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

Në kuadër të vizitave që ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj po u bën zonave të mbrojtura me interes të veçantë në Kosovë, kësaj radhe ka vizituar monumentet e rëndësisë së veçantë kulturore, historike e fetare në Prizren.

Duke u bazuar në ankesat e përfaqësuesve të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit dhe përfaqësuesve të mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë ministrja Reshitaj u zotua që ministria të cilën e drejton në asnjë mënyre nuk do të lejojë dëmtimin e këtyre vlerave, por do të angazhohet ppër gjetjen e mundësive në konservimin e trashëgimisë kulturore si dhe promovimin e tyre si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

MMPH-ja në bashkëpunim me komunën e Prizrenit do të punojë në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e këtyre monumenteve, ndërtimet pa leje rreth tyre si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror në mënyre që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike që ka vendi ynë shtojë nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Në kuadër të kësaj vizite ministrja Reshitaj takoi edhe shumë qytetarë të Prizren nga të cilët kërkoj që bashkë të kujdesemi për ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore që ka Prizreni.

Mbi 14 mijë banorë të Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Qindra shtylla të reja të betonit, tok me përçuesit e rinj, tashmë gjarpërojnë nga Rahoveci, përgjatë vreshtave të kësaj komune, drejt fshatrave të thepisura...

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve,...

Fitorja e Kosovës

Lajmet e Fundit