14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mitch Winehouse: Nuk jam i keq sa më përshkruajnë

Mitch Winehouse tregon se regjisori i dokumentarit “Amy” ka qenë i vendosur ta përshkruajë atë si një personazh të keq.

Në fillim, Mitch e ka mbështetur këtë dokumentar që flet për jetën e vajzës së tij, Amy Winehouse, por pasi zbuloi disa të pavërteta, ai e ka kritikuar ashpër, duke thënë se regjisori Asif Kapadia e ka ndërtuar dokumentarin në atë mënyrë që ai të duket i keq.

“Ky film ka qenë i programuar. Ne nisëm të kuptonim kur miqtë kishin ndërprerë të jepnin intervistën, për shkak të pyetjeve që u ishin drejtuar, e që kishin të bënin me marrëdhënien time me të. Shumë prej të intervistuarëve shpreheshin se ne kishim një marrëdhënie të fortë, por ata vazhdonin të pyesnin akoma. Ata kishin nevojë për diçka të keqe dhe më gjetën mua. U siguruan që videoja dhe intervistat të përshtateshin siç duhet”, ka thënë Mitch, babai i Amy Winehouse.

Por, një nga menaxherët e këtij filmi shprehet se, filmi është totalisht i vërtetë, sidomos ndaj Mitch, për të cilin nuk është shpikur asgjë.

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit