Dy të vdekur nga shpërthimi në Britani

Pas shpërthimit në një impant industrial në Norfolk të Britanisë, raportohet të kenë vdekur dy persona dhe disa janë plagosur.

Tymi është parë të ngrihet lart nga kompleksi i kompanisë “Harford Attachment”.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në Hellesdon.

“Besojmë se atje ka një numër viktimash dhe të plagosurish rëndë, edhe pse numri i tyre nuk është përcaktuar ende. Të gjitha shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po mendohet edhe bllokimi i rrugëve dhe izolimi i zonës”, ka thënë një zyrtar i policisë lokale.

Ndërkaq mediat britanike njoftojnë se rrugët që të çojnë tek fabrika janë mbyllur për arsye sigurie.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit