6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mosvotimi i Speciales, goditje Kosovës

Mosvotimi i Gjykatës Speciale të premten nga deputetët e opozitës dhe disa deputetë të pozitës, është një gabim i madh strategjik në raport me partnerët ndërkombëtarë, si dhe të ardhmen e Kosovës.

Sipas liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe analistëve, kjo Gjykatë vetëm do të mundë t’i kishte ndihmuar Kosovës që t’i pastrojë të gjitha mesazhet kundër lidershipit politik për krime lufte, por jo ta dëmtonte Kosovën. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka apeluar tek faktori politik dhe ai institucional se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e detyrimet, të cilat i ka marrë.

“Në asnjë rast nuk i gëzohemi asaj që ne të festojmë ose të manifestojmë mosvotimin e përcaktimeve tona dhe detyrimeve tona, por e shohim si sukses kur detyrimet tona arrijmë t’i bëjmë vepër dhe që zotimet tona që i kemi dhënë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian t’i vëmë në vepër dhe të ecim në perspektiven evropiane”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të shtunën, ku ka theksuar se Kosova ka nevojë që të ketë bashkëpunim ndërkombëtar, të ecë rrugës së integrimeve evropiane, sidomos të atyre që kanë të bëjnë tani me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, me liberalizimin e vizave, me aderimin e vendit në institucionet tjera ndërkombëtare, të cilat ai i ka quajtur të domosdoshme që aty të gjendet Kosova.

“Për këtë ne duhet të tregojmë përcaktimin dhe seriozitetin tonë ndaj të gjitha detyrimeve, të cilat Kosova i ka marrë, por edhe ndaj detyrimeve të cilat ne do t’i marrim në të ardhmen”, ka thënë Mustafa./zeri/

Më Shumë

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit