Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 29-vjeçar

Një aksident me motor ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku sipas policisë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij me inicialet S.R., 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Guerrile”, ku mjeti motoçikletë tip “Suzuki” 400 kb me targë BB69408, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia e cila ka nisur hetimet.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit