20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Motra e Arbën Rexhajt i shkruan Jahjagës, Mustafës e Thaçit: A nuk ju vret ndërgjegjja?!

Merita Rexhaj, motra e Arbën Rexhaj, të vrarë gjatë luftimeve në Kumanovë, u ka shkruar letër publike drejtuesve të shtetit të Kosovës. Letrën ajo ia ka drejtuar presidentes Atifete Jajaga, kryeministrit Isa Mustafa e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi. Ajo është e revoltuar me mos reagimin dhe heshtjen e tyre deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase.

Kjo është letra e plotë e Rexhajt drejtuar krerëve të shtetit të Kosovës:

LETËR PUBLIKE

Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Atifete Jahjaga

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Zevendëskryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi

E revoltuar nga mosreagimi dhe heshtja deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase, unë, Merita Rexhaj, motra e Dëshmorit Arbën Rexhaj, po ju drejtohem juve në lidhje me fatin e të luftëtarëve të burgosur, të arrestuar në IRJM pas Betejes së Kumanovës!

Ju prej fillimit nuk ishin zot të menaxhoni rastin. Nuk dhatë asgjë zyrtarë në lidhje me listën e të vrarëve dhe të arrestuarve. Në vend të kësaj, keni urdhëruar bastisje në shtëpitë e dëshmorëve të vrarë!

Ju nuk keni kërkuar as më të voglin hetim në rastin e Kumanovës. Nuk keni pyetur veten, pse Ministria e Puneve të Brendshme maqedonase ka dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup një letër ku figuronte emrin e Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, ndërsa më pas ata u kthyen në Kosovë në arkivola?!

Apo jeni edhe ju bashkëfajëtor në këto krime?!

A nuk ju vret ndërgjegja?!

Ju keni dyfishu dhimbjen tone..!

Trimat që ranë dëshmorë na kanë shkuar në botën e përtejme. Po ku jeni tash për të burgosurit?!

Ata janë torturuar mizorisht që nga dita e parë të tmerrit të arrestimit të tyre. Disa prej tyre raportohet se janë transferuar në burgjet e Prelepit dhe Manastirit, ku kanë filluar sërish torturat shtazarake ndaj tyre. Çdo orë u hynë në qeli persona të maskuar, që i kërcënojnë se do t’i vrasin. Po maqedonët shtaza presin që ata mos do vdesin vet prej torturave…

Pse deri më tani nuk keni provuar të kërkoni ekstradimin e tyre në Kosovë?

Apo vet jeni në marrëveshje me ta e mos keni gjisht edhe ju në planin e likuidimit të të gjithë të burgosurve?!

Dhe do të pyesja edhe z. Thaçin që luftëtarët trima të Betejes së Kumanovës i quajti “terrorista”:

A nuk janë këta të njëjtat djem të UÇK-së që ishin ushtarë të devotshëm të atdheut, kur ti ishe komandant i tyre në luftën e Kosovës? Nëse këta janë terrorista, kush je ti z. Thaçi?!

Apo kolltuku të ka bërë me amnezi dhe tashmë je në të njëjtën linje të veprimeve antishqiptare së bashku me Gruevski-Ali Ahmeti?!

Nëse djemtë e Kumanovës skanë përfaqësues shtetin, e kanë popullin!! Dhe prej këtij momenti, duhet të luteni të mos u ndodh diçka dhe të ndërmerrni hapat zyrtare në mbrojtjen e tyre, sepse po u ndodh diçka, do të hakmerremi në ju!

Ju do të përgigjeni!

Maqedonët u munduan të mbulojnë krimet dhe rrënat e tyre me rrëna të tjera, por edhe ju si përfaqësues të Kosovës jeni munduar të mbuloni krimet e maqedonasve.

Prej sllavo-maqedonasve e kemi pritur, por për juve jo, se jeni shqiptarë e përfaqësoni (lexo: teorikisht) popullin e Kosovës!

Prandaj, populli të mos i harrojë heronjtë e Kumanovës, dhe nëse këta qeveritarë nuk ushtrojnë detyrat e veta, duhet të dalin në protesta masovike deri në rrëzimin e qeveritarëve të korruptuar dhe të zhytur në krim dhe kolaboracionizëm!

Merita Rexhaj, 20.06.2015

Më Shumë

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Lajmet e Fundit