9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

MPB nën hetime për asgjësimin e letërnjoftimeve biometrikë

Hetimi për asgjësimin e letërnjoftimeve biometrikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është duke vazhduar, të paktën kështu thonë nga prokuroria.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi ka thënë se rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Ju informoj se rasti gjendet në fazën hetimore në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Në këtë rast tani janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mirëpo në këtë fazë hetimore Prokuroria nuk mund të bëj publike informata shtesë”, ka thënë Kozmaqi, për Indeksonline.

Ajo më pas ka theksuar se pas grumbullimit të të gjitha provave, prokurori i çështjes do të vendosë pastaj për ngritje apo jo të aktakuzës.

“Gjithsesi, pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë se a është kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, u shpreh Kozmaqi.

Muaj më parë ish menaxheri i prodhimit të dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha ka pretenduar se kjo ministri e ka dëmtuar buxhetin e shtetit hiq më pak se 50 mijë euro me asgjësimin e letërnjoftimeve biometrikë me qëllim që të fshihen gabimet me rastin e prodhimit të tyre.

Më Shumë

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Bashkimi zyrtarizon Josh Nzeakor

Bashkimi ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, duke firmosur me basketbollistin amerikan Josh Nzeakor. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale të klubit, raporton...

Lajmet e Fundit