23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Mposhtet Kosova, i shuhen shpresat për Euro 2024

90:00 – Ka përfunduar ndeshja në “Nations Arena”, ku Kosova ka pësuar humbje nga Rumania me rezultat 2-0. Kjo humbje ia shuan shpresat Kosovës për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024. Aktualisht, në krye të tabelës është Zvicra me 14 pikë, e dyta Rumania me 12 pikë, në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, ndërsa Kosova është në vendin e pestë me 4 pikë e Andorra në vendin e gjashtë me vetëm 2 pikë

 

92’ Rumania e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Kosovës. Realizatori i golit të dytë ishte Mihaila.

83’ Rumania ka kaluar në epërsi me anë të Staniqu.

78’ Albion Rrahmani është inkuadruar në lojë për ta bërë debutimin me Kosovën. Rrahmani u zëvendësua me Bernard Berishën, ndërsa debutim bëri edhe Ismail Beka i cili i zëvendësua me Vojvodën i cili u lëndua.

70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Nations Arena”, ku dominimin po vazhdojnë ta kenë rumunët. Vlen të përmendet që në minutën e 60-të, Aro Muriq priti një penallti e cila vazhdon ta mbajë në lojë Kosovën.

60’ Rumania ka dështuar të shënojë nga penalltia pasi topin e priti portieri Aro Muriq.

53’ Kanë kaluar 53 minuta lojë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës, ku rumunët në pjesën e dytë po e kanë totalisht dominimin.

46’ Ka nisur pjesa e dytë mes Rumanisë dhe Kosovës. Tani, me topin luajnë “Dardanët”.

45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” mbeten me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë, e më pas vazhdoi ku ishte pikërisht Muriqi ai që pati një rast të mirë shënimi por nuk arriti që topi ta kalojë vijën e portës. Rezultati po vazhdon të jetë ende 0-0.

43? Vedat Muriqi është përjashtuar nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes. Para pak çastesh ishte Zhegrova ai që pati një rast shumë të mirë shënimi por që nuk arriti ta konkretizojë gjuajtjen e tij.

30? Kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës, ku pak çaste më herët ishte Vedat Muriqi i cili u gjend i vetëm përballë portierit por topin nga vija e portës e largoi njëri nga mbrojtësit rumun. Rezultati akoma po vazhdon të jetë i pandryshuar, teksa dominimin po e kanë rumunët.

21‘ Ka rinisur ndeshja në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” u kthyen në fushë pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë të cilët shfaqen banerin “Kosova është Serbi.  Rezultati vazhdon të jetë ende 0-0.

20? Futbollistët e Kosovës janë kthyer në fushë, ku tash po i bëjnë ngrohjet pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta si pasojë e thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë ku thanë “Kosova është Serbi”

Më Shumë

Lajmet e Fundit