Tifozët rumunë me thirrje “Kosova është Serbi”, ndërpritet ndeshja

Vetëm rreth njëzet minuta lojë janë zhvilluar në ndeshjen Rumani-Kosovë. Thirrjet e tifozërisë rumune “Kosova është Serbi” kanë bërë që ndeshja të ndërpritet.

Gjyqtari ka udhëzuar futjen e futbollistëve në zhveshtore.

Nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë.

Nis ndeshja Rumani – Kosovë

Ka nisur ndeshja Rumani – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Deri te kjo ndeshje Kosova vjen pas një barazimi me Zvicrën e Rumania pas një barazimi me Izraelin.

Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Rumanisë. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur me barazim.

Aktualisht Grupin I e kryeson Zvicra.

Rumania – Kosova, formacionet

Rumania e pret Kosovën sonte në Bukuresht në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit