12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës respektivisht Pejës.

Dje u zhvillua edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës aty ku mitrovicasit triumfuan pas një ndeshje të ngushtë me rezultat 85-86.

Ish basketbollisti kosovar, Muhamed Thaçi gjatë një prononcimi në “GazetaBlic Sport” ka thënë se nuk pret befasi nga seria e gjysmëfinaleve dhe potencon se pret që Trepça dhe Ylli të kryejnë punë në ndeshjet e radhës duke mbyllur seritë me rezultat 3-0.

“Ylli është në një formë shumë të mirë, nuk jam befasur që ka mposhtur Pejën. Prishtina më ka befasuar është dashur të ishte 1-1, megjithatë Trepça është ekip më i mirë. Mendoj që në fund Ylli bëhet kampion”, tha Thaçi për GazetaBlic Sport.

Tutje, Thaçi tregoi edhe për aventurën e tij si trajner në Izrael ku menaxhon skuadrën e Elitzur Ramla.

“E kemi fitu Superkupën, e kemi fitu titullin, kemi humbur finalen në kupë. Është sukses i madh, ekipi im është më i miri në histori të basketbollit izraelit. Kemi pasur serinë 34-2. Vetëm dy humbje. Kam vazhduar kontratën për dy vite. Besoj që do të luajmë edhe në Euro Kupë që është arritje shumë e madhe”, tha ai për GazetaBlic Sport.

Më Shumë

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit