Synon që të fitojë mandatin e tretë rresht për të qeverisur Prizrenin. Gjatë mandatit të kaluar i ka dal goxha punë me orgnet e drejtësisë për shkak të dyshimeve për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve.
Në mandatin e ardhshëm zotohet se do të ndërtojë fabrikën për riciklim të ujërave të zeza, teleferikun për Kalanë e Prizrenit dhe infrastrukturën për zonat industriale. Në rudin e parë të zgjedhjeve Muja ka fituar 37.23 për qind të votave.
“Qytetarët e Prizrenit më votuan ngase gjatë dy mandateve kemi relizuar më shumë se 2 000 projekte, të cilat kanë ndikuar në përmisimin e jetës së tyre.Kemi ngritur cilësin në administratë, shëndetësi, arsim etj”, ka thënë Muja në një intervistë për “Koha Ditore”.
“Gjatë këtij mandati do të angazhohem fuqishëm që të trajtojmë të gjitha ujërat e zeza të Komunës së Prizrenit me ndërtimin e një farbrike moderne për përpunimin e ujërave të zeza dhe evitimin e tyre nga rrjedhat e ujit të Lumëbardhit”.