14.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Mund të ndryshojë procesi i dialogut në Bruksel

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovës kanë paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve në mes dy vendeve.

Ajo ka vlerësuar se ky proces i dialogut ka arritur ta bëjë jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës prandaj, sipas saj, nga ky dialog nuk duhet të ketë frikë askush.

“Për Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës”, është shprehur ajo.

Mogherini ka bërë me dije se është duke i diskutuar me palët mënyrat e vazhdimit të dialogut që, siç ka theksuar, ka krijuar klimën e vetëdijesimit jo vetëm në rajon, por edhe në BE për lëvizjet pozitive që kanë ndodhur që prej nisjes së dialogut.

“Autoritetet në Kosovë kanë treguar përkushtim të madh për vazhdimin e dialogut, nga i cili përfitojnë më së shumti qytetarët, por tani duhet një përkushtim edhe më i madh për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Mogherini.

Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se tashmë janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër. Ai ka thënë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë. Në këtë kontekst, presidenti Thaçi ka treguar se për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë na pret edhe shumë punë, por ai ka thënë se si parakusht gjithsesi që është implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe i përgjegjësive që dalin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili obligon institucionet e Kosovës ta themelojnë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më tutje, Thaçi ka thënë se do të vazhdojë ta përkrahë këtë proces duke shprehur gatishmërinë që të kontribuojë sa herë që të jetë e nevojshme.

“Besoj se janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër. Duhet të arrijmë një marrëveshje kornizë që do ta trasojë rrugën për pajtimin e plotë mes dy shteteve dhe popujve”, ka deklaruar Thaçi.

Kurse njohësit e rrethanave politike dhe ndërkombëtare, duke e komentuar ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel, kanë vlerësuar se shteti i Kosovës duhet të jetë shumë më i zëshëm tek institucionet e Bashkimit Evropian për ta shtuar trysninë mbi Serbinë për zbatim të marrëveshjeve. Sipas Behxhet Shalës dhe Ibrahim Gashit, nëse edhe më tutje Serbia nuk do t’i zbatojë marrëveshjet, vazhdimi i procesit të dialogut do të vihet në pikëpyetje. Ata kanë thënë se dialogu s’ka kuptim nëse marrëveshjet e arritura nuk respektohen plotësisht. /Epoka e re/

Më Shumë

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vërmicë

Të premten, rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare Vërmicë, gjatë një kontrolli rutinë doganor, është selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje...

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tefik Tarashaj, ka prezantuar zotimin e tij të parë publik në kuadër...

Lajmet e Fundit