20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mustafa enigmë, koalicioni me PDK-në “salto mortale”

isa mustafa 3Diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë. Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prejse LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së.

Por edhe në këto takime pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai edhe ashtu nuk ka ndonjë të ardhme politike më. Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian.

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit