6.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mustafa e Haradinaj mund të takohen nesër

Haradinaj-MustafaKryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mund të takohen nesër në mëngjes, nëse të dytë i përmbahen agjendës së tyre të bërë publike sot, dhe nëse janë të saktë me të.

Të dy kanë rezervuar për orën 10:00 që të shkojnë për të bërë nderime tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

I pari e ka bërë publike agjendën e kryeministrit zyra e tij për informim, raporton Koha.net.

“Kryeministri Isa Mustafa bënë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë. Koha: 10:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit Mustafa.

E në njoftimin e zyrës për informim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet kështu: “Të shtunën, Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë (10:00 h), dhe në Pestovë të Vushtrrisë (11:00 h)”.

Më Shumë

Një qiell për Ajvaz Shehun

Enver Sulaj /… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…/ Do ta filloj me qiellin Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu Që sot është errësuar Është përskuqur Është...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit