10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Mustafa Kryeministër, Thaçi President, Veseli Kryeparlamentar?

Mustafa-Thaci14-26PDK dhe LDK po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes së koalicionit, sipas të cilës Isa Mustafa do të jetë kandidat i përbashkët për Kryeministër, Kadri Veseli për Kryeparlamentar dhe Hashim Thaçi për President, pas skadimit të mandatit të Jahjagës.

Profesori Arsim Bajrami sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i tij pritet të zëvendësohet me atë të Zëvendëskryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Burime të Politiko.net bëjnë të ditur se gjithçka po shkon drejt asaj që Kadri Veseli të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, ndërsa Arsim Bajramit t’i besohet drejtimi i një ministri.

Profesor Bajrami është angazhuar në harmonizimin e programit për arsim në kuadër të grupeve punues dhe duket se synimi i tij është që nesër ai të jetë Ministër i Arsimit, nëse kjo ministri do t’i takojë PDK’së dhe nëse për këtë do të pajtohej lidershipi i kësaj partie.

Në fillim në komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji PDK kishte caktuar Memli Krasniqin, por që ai është zëvendësuar më vonë nga Arsim Bajrami, i cili ishte kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit në seancën e fundit në të cilën nuk arriti të zgjedhet.

Ndryshe sipas marrëveshjes mes PDK’së e LDK’së posti i Kryeministrit do t’i takojë Isa Mustafës ndërsa ai i Presidentit, pas skadimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, do t’i takojë PDK’së, e cila kandidat do të ketë Hashim Thaçin.

Politiko.net mëson se këto çështje janë diskutuar deri tash mes partnerëve të koalicionit ndërsa finalizimi i tyre në rast se nuk do të jetë ndonjë ndryshim pritet të bëhet përmes një marrëveshjeje të shkruar dhe të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit