0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Mustafa takon “puçistët” e Eqës

Isa Mustafa LDKLideri i  LDK-së, Isa Mustafa do të takohet sot me “puçistët” e kryetarit të Degës së Prizrenit, Eqrem Kryeziut. Takimi mbahet në zyre të LDK-së në Prishtinë, ora 16:00.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se Isa Mustafa, ka ftuar anëtarët e Kryesisë dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziu për të biseduar rreth përçarjeve që ka ndodhur në këtë subjekt politik.
“ Sot në ora 16:oo jemi ftuar në një takim nga kryetari Isa Mustafa. Do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Prizren”,tregon burimi brenda LDK-së për PrizrenPress.

Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Prizren, kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ata fajësojnë Kryeziun për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet.

“Besojmë se në këtë takim do të sqarohen edhe pakënaqësitë që ekzistojnë në Degën tonë”,tregon burimi. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë vizitës së fundit në Prizren i ka dhënë përkrahje kryetarit të Degës në Prizren, Eqrem Kryeziut. Ai i ka thënë se Kryeziu ka bërë një punë të mirë në këtë degë të LDK-së.

Mustafa po ashtu ka kërkuar që të heqin dorë nga peticioni, nëndegët dhe anëtarët e Kryesisë, të cilët kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“LDK-ja nuk funksionon me peticione…”, kishte thënë Mustafa./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit