14.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Thaçi: PDK do të fitoj edhe pa Limajn e Krasniqin

Thaci14-12Largimi i ish numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limes dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtoj këtë parti. Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së dhe njëherit kryeministër i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për Kosovapress.

Ai ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë.Thaçi nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar. “Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi për Kosovapress.

Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit , Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë partia numër një në vend.

“E theksoj se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programin e vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

Më Shumë

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat...

Bylbyl Sokoli rikthehet në krye të Malishevës

FC Malisheva ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit të njohur, Bylbyl Sokoli, në postin e kryetrajnerit për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi njoftoi se marrëveshja...

Lajmet e Fundit