2.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

ArdianGjini-aakShkruan: Ardian Gjini

Shqiptarët nuk pranojnë të zgjedhin ose njërën ose tjetrën!

Mbijetesa e shqiptarëve, si etnikum, ndër shekuj është fenomen i mahnitshëm. Një popull i vogël, pa identitet të formësuar politik për shekuj, me gjuhë krejtësisht të veqantë, pa ekonomi origjinale, i rrethuar me kombe politike me ushtri, i pushtuar nga perandoritë më të fuqishme të kohës, për shekuj me rradhë….!!!

Si kanë mbijetuar shqiptarët deri në shekullin XX?

Ka shumë karakteristika të posaçme dhe të spjegueshme të shqiptarëve që e përmbushjn përgjegjen komplekse në pyetjen e mësipërme. Dhe në një kolumne të shkurtër nuk mund të tentoj as telegrafikisht që t’i rradhis qoftë edhe disa prej tyre. Por mund ta jap një karakteristikë të patrajtuar sa duhet, besoj unë.

Fillimisht, etnopsikologjia shqiptare mund të quhet “anakronike”. Krijimi i kombeve në Europë e posaqërisht në Ballkan, është bazuar në histori, gjuhë dhe fe! Dhe kjo e fundit ka pasur rol dominues. Shihni Kroatët, Serbët, Malazezët, Maqedonasit apo Grekët. Ne Shqiptarët nuk e kuptojmë rolin e fesë në kombndërtim. Në të kaluarën kjo e vërtetë ka mundur të jetë mallkimi ynë. Por në gjysmën e dytë të shekullit XX e posaqërisht në fillimin e shekullit XXI ka dalur të jetë bekimi ynë! Ne nuk kemi të drejtë, historikisht, t’i akuzojmë kombet fqinje për zgjedhjen e tyre në rrugën e kombndërtimit. Por nuk duhet assesi të ndihemi indiferentë.

Zgjedhja e rrugës sonë të kombndërtimit, me siguri pa strategji të ndërtuar, ka qenë e thjeshtë, kombi dhe feja janë konsideruar dy identitete të rëndësishme por të ndryshme. Mund të jemi edhe Shqiptarë edhe myslimanë, edhe Shqiptarë edhe katolikë, edhe shqiptarë edhe orthodoksë, madje madje edhe shqiptarë edhe qfarëdo feje tjetër. Kjo ka qenë zgjedhja jonë, ndoshta tepër e hershme, në krahasim me kombet tjera.

Shpesh ndëgjojmë se feja islame e ka ndalur sllavizimin e shqiptarëve. Ky është spjegimi më i gabueshëm i mundshëm. Për ta vërtetuar mjafton të gjejmë kundërshembuj. Pse shqiptarët orthodoksë nuk u bënë Grekë? Pse arbëreshët e Italisë, që ishin dhe janë të krishterë, në një vend të huaj, e ruajtën gjuhën dhe identitetin deri sot? Ose kundërshembulli, pse shumë shqiptarë u turqizuan?

Shpëtimi i kombit Shqiptarë ka qenë ndarja e fesë nga kombi. E nisja e kombit është proces kryekëput politik. Ky ka qenë edhe anakronizmi edhe mallkimi edhe fati ynë. Popujt tjerë e kanë gjetur këtë zgjidhje më vonë. Në ndërkohë janë masakruar në mes veti.

Dhe çka po ndodh sot?

Ka forca politike (fetare) që po synojnë t’i detyrojnë Shqiptarët, sidomos në Kosovë e Maqedoni, që të zgjedhin se a janë shqiptarë apo myslimanë! Ose në rastin më të butë që të vendoset hierarki e identiteteve, për shembull se është më e rëndësishme të jemi myslimanë se sa shqiptarë, etj. Mohimi i Skenderbeut apo Nënë Terezës, si raste më eklatante, por edhe spjegime tjera, e hedhin farën e zhbërjes së kombit Shqiptarë. Flirtimi me këto ide dhe mbajtja e flamurit kombëtarë në të njejtën kohë, është pafytyrësia më e madhe e mundshme. Ta ndëgjosh një mysliman me mbiemrin Krasniqi të thotë se nuk ka lidhje me Mark ose Pjetër ose Gjon Krasniqin dhe se e ka vëlla njëfarë Abu Ibn Salepin ose ndonjë me mbiemrin Berisha të thotë se e ka vëlla këtë të fundit dhe nuk e ka asgjë një shqiptarë me mbiemër Berisha e me emër Zef apo Kolë apo Pal, është budallallëk tejet i rrezikshëm.

Shqiptarët me shekuj kanë qenë edhe myslimanë edhe katolikë edhe orthodoksë por kanë qenë gjithmonë Shqiptarë. Dhe secili prej nesh ka të drejtë të mburret me identitetin e vet. Ekstremizmi i detyron njerëzit të zgjedhin. Sepse ekstremi nuk i pranon dy të vërteta. Aleanca e refuzon ekstremin dhe fuqishëm do ta mbajë drejtimin kombëtarë. Ne themi se bën të jemi EDHE SHQIPTARË EDHE MYSLIMANË, EDHE SHQIPTARË EDHE KATOLIKË, EDHE SHQIPTARË EDHE ORTHODOKSË! Kështu kemi qenë ndër shekuj dhe kështu kemi mbijetuar si komb. Kështu duan shumica dërmuese e shqiptarëve. Në të kundërtën në vend të shqiptarëve do të mbinin tre apo më shumë kombe të ndryshme. Shihni pak përrreth!

Më Shumë

Horoskopi sot: Dashuria, puna e paratë

Dashi Në punë, vonesat e vogla mund të sfidojnë durimin tuaj, por këmbëngulja do të shpërblehet. Gjestet e vogla në dashuri mund të sjellin gëzim....

E dhimbshme: 62 vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte ish-ushtar i UÇK-së

Një rast i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Dyshimet e...

Lajmet e Fundit