Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Lidhur me rastin kanë reaguar veteranët e luftës, të cilët e kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar reagim institucional.

“Ky vend është nën monitorim 24 orë nga kamerat e sigurisë. Çdo veprim vandal apo dëmtim i Kompleksit të Dëshmorëve të Hasit do të dokumentohet dhe do të procedohet në organet kompetente. Respektojeni këtë vend të shenjtë – ai është ndërtuar për nderim, jo për vandalizëm”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së në Has.

Veteranët kanë theksuar se dëmtimi i monumenteve të dëshmorëve është i papranueshëm dhe cenon kujtesën historike të luftës çlirimtare.

Ata kanë kërkuar nga institucionet kompetente që të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e vazhdueshme të komplekseve përkujtimore në vend./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit