Mytaher Haskuka jep betimin- jashtë sallës protestë kundër tij

Disa të rinj të një organizate në Prizren kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit komunal kundër kryetarit të ri Mytaher Haskuka, gjatë kohës sa ka dhënë betimin. 

Të rinjtë i kanë bërë thirrje Haskukës të mos e bëjë betimin para se Gjykata Kushtetuese ta marrë vendimin përfundimtar për epilogun e zgjedhjeve në Prizren.

“Hapi kutitë”, “Priteni vendimin e Gjykatës Kushtetuese” ishin vetëm disa nga pankartat që këta protestues mbanin në duar para hyrjes qendrore të Kuvendit Komunal të Prizrenit, ndërsa brenda sallës Haskuka betohej si kryetar i ri i prizrenasve.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haskuka-jep-betimin-derisa-jashte-salles-protestohej-kunder-tij-477819/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit