17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nagavci për grevën e paralajmëruar: Kërcënimet e SBAShK-ut s’mund të vazhdojnë më

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ministria që ajo drejton në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, derisa paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) për grevë i ka quajtur të paarsyeshme.

Nagavci ka thënë se MASHTI ka punuar në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, avancimin e infrastrukturës ligjore, tekste cilësore, kabinete e laboratorë, në mënyrë që t’i përmirësojnë rezultatet në arsim.

“Pagë dhe kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë. Ky premtim do të jetësohet me Ligjin e ri për paga. Mësimdhënësit tanë të të gjitha niveleve pa përjashtim, janë trajtuar me kujdes të veçantë. Jo neglizhim i mësimdhënësve dhe edukatoreve të nivelit parashkollor, por paga dhe kushte te punës së favorshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nagavci ka theksuar se ristrukturimi i procesit të vlerësimit të performancës, licencimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve do t’i japin kuptim edhe rritjes në paga.

“Paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim. Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdojë më. SBAShK-u gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron”, pashkruar Nagavci.

Më tutje, ajo ka shtuar se kanë shqyrtuar çdo kërkesë dhe se Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit më mirë sesa “SBAShK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar”.

“Kemi një rrugë të gjatë së bashku edhe këtë vit mësimor dhe sfidat nuk do të mungojnë. Çdo orë dhe ditë mësimore është përgjegjësi ndaj nxënësve për një shkollim më të mirë”, ka shkruar Nagavci.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit