11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Doganierët kapin mbi 18 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

 Dogana e Kosovës njofton se oficerët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana, ku thuhet se oficerët doganorë, gjatë kontrolleve rutinore ndaluan një automjet me targa të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojn asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-së, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.

‘Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në fund të njoftimit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit