8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Naim Daftallari nga Prizreni, nuk ndihmohet nga Qeveria

Naim Daftallari, 42-vjeçari nga Prizreni, për momentin është në gjendje të rëndë dhe ka nevojë urgjente të shkojë jashtë shtetit për shërim. Ai ka pësuar gjakderdhje në kokë tri herë dhe gjendja e rëndë e neurizmave pas tri sulmeve në tru është njëra nga sëmundjet më të rënda. Familjarët e Naimit lusin të gjithë ata që mund të ndihmojnë këtë ta bëjnë përmes numrave të xhirollogarive, të cilët i kanë publikua, shkruan gazeta “Kosova Sot”.

Asnjë ndihmë nga Qeveria

Mosha e re e Naimit dhe gjendja e tij e rëndë bëjnë që familjarët të besojnë se do të gjendet mundësia të ndihmohet nga të gjithë humanistët. I vëllai i tij, Afrimi, tregon se familja e Naimit është në rrugën”Jul Variboba”, numër 71. Ai thotë se gjendja e tij është e rëndë nuk ka asnjë shenjë përmirësimi. Aktualisht, Naimi është nën përkujdesjen e doktor Prela në Spitalin Amerikan në Tiranë. Afrimi tregon se kanë kërkuar mjete ndihmë nga Qeveria dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë përkrahje. Gjendja e ekonomisë familjare është tepër e rëndë dhe kërkohet që kësaj radhe të bëhet diçka për shëndetin e Naimit, i cili kërkon shërim.

Fëmijët e tij, njëri 10 e tjetri 7 vjeç, kanë shpresë se humaniteti i njerëzve do t’ua mundësojë që babai i tyre të kthehet përsëri në gjirin familjar. Për ata që duan ta ndihmojnë Naim Daftallarin, pos xhirollogarisë, mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit: 044 381 414. Familjarët shpresojnë dhe besojnë që do të gjendet mundësia për ta ndihmuar Naimin. Familja kanë vetëm një shpresë, se Naimi do të rikthehet në gjirin familjar, te familja, dhe ffëmijëve t’u kthehet buzëqeshja.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën...

Lajmet e Fundit