Prizren/ Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim të politikave imunizuese tek fëmijët

Në kuadër të Javës së Imunizimit, sot Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim të politikave imunizuese tek fëmijët.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, gjatë regjistrimit të nxënësve të klasës së parë përveç certifikatës mjekësore do të kërkohet edhe pasaporta e imunizimit, si dokument shtesë.

Me këtë marrëveshje, drejtoritë përkatëse do të zhvillojnë edhe kampanja vetëdijësuese lidhur me imunizimin me kohë të fëmijëve.

Në kuadër të Javës së Imunizimit, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë së bashku me përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sot ka zhvilluar edhe disa vizita në dhomat e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 dhe në QMF në Arbanë.

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit