13.5 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Nait Hasani përgënjeshtrohet nga Burdushi për “shpirtrat e ligë”

Deklarata e deputetit të PDK-së, Nait Hasani se shpirtrat e këqij largohen duke gjuajtur me armë, është përgënjeshtruar nga një person që ia ka kushtuar gjithë jetën çështjeve besëtytnore, Hysri Burdushi. Ai e ka quajtur rrenë të kulluar, se shpirtrat mund të largohen duke i gjuajtur me armë.

Burdushi është pyetur nga një person në llogarinë e tij në Facebook, se a është e vërtetë se shpirtrat e këqij mund të largohen duke i gjuajtur me armë.

“Jo është rrenë e kulluar, s’ka armë që mundet me i frikësuar apo me i mbytë shpirtin, se shpirti është jo materie formimit dhe është i pa dukshëm për syrin e njeriut. Janë metodat tjera që ka mundësi me i larguar dhe me i zhdukur. Sa i përket armeve që janë duke gjuajtur nga qejfi apo nga zori me i frikësuar shpirtin e di qe kemi tani disa lugata shumë të rrezikshëm që na e kanë sjellë mjegullën në Kosovë dhe jemi verbuar si pulat në kocak po sillemi. E këta lugatat ishalla na largohen sivjet e të ketë ndryshime Kosova”, ka shkruar Burdushi në përgjigjen e tij.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur interpelanca ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi. Në mbrojtje të Gashit dolën deputetët e partnerit të koalicionit. Nait Hasani tha se gjuajtja me armë ndodh për shkak që të largohen shpirtrat e këqij nga familja.

“Te ne gjuhet për gëzime të ndryshme, për lindje, martesa e të tjera. Kjo bëhet për t’i larguar shpirtrat e këqij nga familja. Kjo bëhet përmes gjuajtjes me armë dhe kjo është traditë e mirë”, deklaroi Hasani./Insajderi.com

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nait-hasani-pergenjeshtrohet-nga-burdushi-per-shpirtrat-e-lige-491932/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit