Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare PFC Rilski Sportist.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Struma” në Simitli, me fillim nga ora 10:30, raporton PrizrenPress.

Skuadra malishevase vjen në këtë përballje pas fitores bindëse 3:0 ndaj rumunëve të Sepsi OSK në ndeshjen e parë testuese të fazës përgatitore.

Në atë takim, protagonist ishte Laurent Xhylani, i cili realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër e shënoi Mark Bushaj.

Pas rezultatit pozitiv në testin e parë, Malisheva synon të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në sfidën e sotme, teksa po intensifikon përgatitjet për sezonin e ri./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit