25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Ndahen çmimet “Emmy Awards”

20140826121252863600Çmimin për komedinë më të mirë e ka marre seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” fiton çmimin si komedia më e mirë.

Seriali “Breaking Bad” ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, si seriali më i mirë i zhanrit dramë, për herë të parë. Çmimin për komedinë më të mirë e ka marre seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” fiton çmimin si komedia më e mirë. Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion, që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqes së internetit, Netflix ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë. Jeff Daniels, ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njëjtin zhanër të serialeve. Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpall, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njëjtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.

Më Shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Lajmet e Fundit