Ndahet nga jeta aktori i njohur Elez Kadria

Kinemaja shqip humb një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 74 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë.

Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në moshën 22– vjeçare Elez Kadrisë do t’i besohej roli i Fatosit, në pelikulën “Detyrë e Posaçme”.

Pas prekjes së parë së sheshxhirimit, aktori shkodran do të vinte te admiruesit e kinemasë nën kostumin e personazheve të spikatur si, Gjon Fusha në filmin “Shokët” Qamil Boronica te “Gracka”, Pjetri te “Besa e kuqe”.

Paralelisht me kinematografinë, ku numëron mbi 10 role, Elez Kadria veshi edhe konstumin e aktorit dhe regjisorit të teatrit. Vepra e tij e fundit regjisoriale është komedia “Milioner pas asnjë kacidhe”, e Dionis Bubanit. /Tv Klan/

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit