13.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Konjufca: PDK-ja i kërcënoi deputetët e vet për Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se e di arsyen pse disa prej deputetëve të PDK-së e ndërruan mendjen herën e dytë për ta votuar Gjykatën Speciale.
“PDK-ja i ka kërcënuar deputetët e vet se do të ketë zgjedhje, e ata që e votuan kundër herën e parë, nuk do t’i përfshijë në lista”, ka thënë Konjufca në “Info Magazine” të Klan Kosovës.
I pyetur pse nuk organizoi protestë Lëvizja Vetëvendosje! kundër Speciales, ai është shprehur se një të tillë e kanë organizuar veteranët e UÇK-së.
“Kjo ka qenë fillimisht një iniciativë e veteranëve. Ata e kanë marrë përsipër ta organizojnë protestën e parë, e ne i kemi mbështetur me aktivistët tanë. Ne nuk e kemi konsideruar të mundshme organizimin e një proteste, por e kemi parë të arsyeshme t’i bashkëngjitemi një proteste ekzistuese”, ka deklaruar Konjufca.

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit