15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ndalohen dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit në Prizren

Sot rreth orës 15:50 ka ndodhur një përleshje me thikë në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar.

Policia përmes një komunikatë ka njoftuar se janë arrestuar të dyshimtit me inicialet H. S. dhe Sh.S., transmeton Klan Kosova.

“Me datë 26 janar 2020, rreth orës 15:52, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar një informacion për një person me lëndime në qendrën emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë”.

“Viktima është E.K. i moshës 19 vjeçare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshjeje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994”.

“Policia ka sekuestruar dy thika që dyshohet se janë përdorur në vrasje. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”.

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Kjo...

Lajmet e Fundit