8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ndërron jetë aktorja Elida Cangonji

Një tjetër artiste e kinomatografisë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Krejt në heshtje dhe pa asnjë lajmërim mediatik, aktorja Elida Cangonji iku nga kjo botë.

Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare.

Cangonji ushtronte edhe profesionin e një mjeke psikiatre.

Ajo ka luajtur disa role në filmat shqiptarë si Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”. /albeu.com/

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Lajmet e Fundit