8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Në Malishevë shënohen dy raste të thumbimit nga rriqrat

Komuna e Malishevës, të martën, ka njoftuar se në territorin e saj sivjet janë regjistruar dy raste të thumbimit nga rriqrat, por se nuk ka të infektuar me virusin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Në të njëjtën kohë është theksuar se janë duke u ndërmarrë masat për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së, derisa drejtuesit e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren kanë bërë të ditur se do të monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë përkrahjen e duhur për autoritetet komunale në këtë drejtim.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është edhe drejtues i Shtabit komunal për monitorimin e situatës nga EHKK, ka njoftuar IRSHP-në për masat që janë duke u ndërmarrë për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së, “siç janë repelimi i kafshëve, ligjëratat e vetëdijesimit, gatishmëria e stafit mjekësor në QKMF dhe masat e tjera” …

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit