Në Malishevë vazhdon dezinfektimi i objekteve të të prekurve me Covid-19

Në kuadër të përkujdesjes dhe krijimit të sigurisë në aspektin shëndetësorë, për familjet e rasteve të prekura me COVID-19, Komuna e Malishevës, edhe sot ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve dhe hapësirës së jashtme të këtyre rasteve.

“Gjatë ditës së stome janë dezinfektuar edhe dy objekte të këtyre rasteve, duke e përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjitha rasteve të prekura deri më tani”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së COVID-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve”.

Përveç masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim Komuna e Malishevës, pritet ti shtoj këto masa parandaluese të dezinfektimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit