13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në nëntor 30 filma shqiptarë në New York

f1_30javafilm1383122447“Albanian Week Film Festival”, që do të nisë prej 8 deri më 14 nëntor në New York të SHBA-ve, ka përfshirë në edicionin e dytë të këtij festivali filma të metrazhit të gjatë, të shkurtë dhe dokumentarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe të regjisorëve që veprojnë në shtete të ndryshme të botës. Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali, ka thënë për “KultPlus”, se organizimi i këtij festivali në Amerikë ka një rëndësi të veçantë, për faktin se prezantohet kombi shqiptar  nëpërmjet projeksioneve filmike. “Kjo është mënyra më e fuqishme për të depërtuar dhe për të ndikuar tek audienca në atë se si e kupton apo e percepton botën shqiptare”, ka thënë Krasniqi. Ky festival përpos që do të prezantojë filmat shqiptarë, do të ketë edhe rëndësinë e takimit të regjisorëve dhe aktorëve shqiptarë anekënd botës, pasi që, sipas Krasniqit, në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe filmbërësit e këtyre projekteve.

“Në këtë ngjarje do të jenë prezentë regjisorët: Robert Budina, Agim Sopi, Joni Shanaj , Orges Bakalli, Eneida Koreshi, Roland Uruqi, Paul Kurti…, sikurse edhe aktorët: Astrit Alihajdari, Vlora Dema…”, ka thënë Krasniqi, por duke mos përjashtuar as prezencës e kineastëve ameriknë duke përfshirë edhe regjisorë, aktorë, producent, sikurse janë: Larry Moroe, Martin Rost, Oliver Horvat, Edimy Michel.

Në këtë festival do të prezantohen 30 filma të kinematografisë shqiptare, 24 prej tyre prodhime të viteve 2012- 2013, duke u përfshirë filmat artistik të metrazhit të gjatë, atij të shkurtë dhe filmat dokumentarë. Mirëpo, ky edicion ka edhe specifikën tjetër pasi do të prezantohen edhe filmat në retrospektivë të kinematografisë shqiptare duke i futur në programin “White and Black”.

Krasniqi krejt këtë angazhim e sheh edhe nga një prizëm tjetër, pasi që, sipas saj në këtë formë mund edhe të depërtojë filmi shqiptarë në Amerikë.

“AFW” ka një rëndësi të madhe në veçanti për depërtimin e filmave shqiptarë në Amerikë. Ne do të përpiqemi sinqerisht të jemi një urë lidhëse në mes të artistëve shqiptarë kudo në botë, dhe artistëve të tjerë të cilët mund të krijojnë ide dhe bashkëpunime të reja. Ky është edhe një shteg i hapur më shumë për depërtimin e autorëve shqiptarë në ndonjë projekt kinematografik, apo edhe të aktorëve të cilët do të kenë mundësi të promovohen në këtë event”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë festival që në përmbyllje do të ndahen tri çmime: për filmin më të mirë të gjatë, për filmin më të mirë të shkurtë dhe filmin më të mirë dokumentarë, nuk ka pas ndonjë kriter selektimi të filmave duke u bazuar në tema apo në ndonjë kriter tjetër, duke u bazuar në atë, se kinematografia shqiptare nuk ka aq shumë prodhime sa të vihen edhe kriteret. “Kushtet e vetme kanë qenë që projektet filmike të jenë profesionale dhe të jenë të realizuar gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, duke u bazuar në edicionin paraprak, Krasniqi ka thënë se temat e filmave shqiptarë janë mjaftë interesantë për audiencën jo shqiptare, gjithnjë duke u bazuar në origjinalitetin e filmave dhe rrethanat se si është paraqitur filmi. “Ky interesim do të hapë një perspektivë të re për artin dhe artistët shqiptarë në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptarë do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të NY “SVA Theatres”, më 8 nëntor, në orën 19:00. Festivali do të hapet me filmin artistik të metrazhit të gjatë “Agon”, me regji të Robert Budinës, ndërkaq pjesëmarrës nga Kosova në kategorinë e filmave të gjatë është ai “Agnus Dei”, i regjisorit, Agim Sopi. Themelues të këtij festivali janë Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj.

Festivali pos që është mbështetë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte e Kosovës dhe ajo e Diasporës ka edhe sponsorë të tjerë.

Më Shumë

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit