Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit ankohen se puna e këtij organi lokal si dhe Komiteteve të tij është zbehur. Sipas tyre, ka devalvuar sidomos puna e Komitetit për Politikë e Financa, derisa kanë shprehur shqetësimin se mbledhjet e Komitetit për Politikë e Financa po neglizhohen nga Ekzekutivi komunal.
Anëtari i KPF-së dhe shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës, Haziz Hodaj, ka theksuar se mungesa e përfaqësuesve të Ekzekutivit në KPF nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë, raporton KOHA.
“Unë jam anëtar i vjetër i Kuvendit dhe sinqerisht ka devalvuar edhe puna e Kuvendit edhe e komiteteve, sidomos e Komitetit për Politikë e Financa. Nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë mungesa sistematike e kryetarit të komunës që është obligative, që kryetari ose të marrë pjesë në komitet ose ta çojë përfaqësuesin e tij”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se është qëndrim i KPF-së që pikat e rendit të ditës që e kanë të pranishëm sponzorizuesin të mos shqyrtohen dhe të mos procedohen për shqyrtim në Kuvend.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe KPF-së, Sulltan Badallaj, ka konfirmuar qëndrimin e anëtarëve të Komitetit, por ka shtuar se në mbledhjen e KPF-së të mbajtur të martën disa pika janë proceduar për shkak të rëndësisë që kanë, ani pse kanë munguar sponsorizuesit.
“Si rregull i KPF-së është që kur nuk janë sponsorizuesit e pikave të rendit të ditës, ato të mos procedohen në Kuvend. Por, përkundër kësaj, në disa pika veç i kemi proceduar se janë me rëndësi, sidomos informata lidhur me COVID-in, që është aktuale edhe sot, por ka edhe pika që nuk janë proceduar në Kuvend për shkak të problemeve të mëdha, paqartësive dhe mjegullës që është krijuar brenda sqarimeve që i japin sponsorizuesit”, ka deklaruar Badallaj.
Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me kompensim, kërkesa e DKA-së për formimin e Komisionit përzgjedhës të drejtuesve të shkollave dhe informatat për gjendjen e sportit në Prizren janë pikat që nuk janë proceduar në Kuvend. Kuvendi i Komunës së Prizrenit seancën e radhës do ta mbajë të