8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Në Prizren konferencë për monitorim e transparencë

Prizreni5-24Në Prizren sot mbahet konferenca lidhur me projektin: “Transparenca online e komunës së Prizrenit dhe Mamushës – Një vit monitorim për më shumë transparencë”, e cila fillon ne ora 12:00. Panelistë të konferencës do të jenë: ambasdori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff, Ruzhdi Rexha, nën-kryetar i komunës së Prizrenit dhe Arif Bytyç, kryetar i komunës së Mamushës.

Ka një vit që me mbështetjen ndërkombëtare është monitoruar nëpërmjet internetit përkatësisht on-line transparnca në komunën e Prizrenit dhe atë të Mamushës. Në pjesën e parë të konferencës, Organizata “EC Ma Ndryshe” do të prezantojë raportin një vjeçar të monitorimit të komunës së Prizrenit dhe atë disa mujor të komunës së Mamushës, ndërsa do të ketë edhe diskutime të shumta nga panelistët pjesëmarrës.

Diskutimi në konferencë do të zhvillohet rreth temës së transparencës dhe llogaridhënies, respektimit të ligjit në qeverisjen lokale, degradimin natyror dhe urbanistik dhe bashkëpunimin mes aktorëve relevant lokal për arritjen e standardeve të qeverisjes demokratike.

Projekti i monitorimit të transparencës ka filluar së zbatuari në muajin mars 2012 dhe synon ngritjen e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunës së Prizrenit dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale.

Projekti nga muaji shtator i vitit 2012 përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, ndërsa nga muaji maj 2013 ai zbatohet edhe në komunën e Mamushës. Në Konferencë marrin pjesë edhe ambasdori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff, Ruzhdi Rexha, nën-kryetar i komunës së Prizrenit dhe Arif Bytyç, kryetar i komunës së Mamushës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Lajmet e Fundit