-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Në Prizren nuk është mbajtur sot mësim |Video

Në Prizren nuk është mbajtur mësim i rregullt sipas kalendarit të ri mësimor të Ministrisë së Arsimit. Shkollat ishin të hapura , por numri i nxënësve dhe mësimdhënësve që u paraqitën ishte shumë i vogël .

Objektet shkollore ne komunën e Prizrenit kanë qenë të hapura këtë vikend për mësimdhënës dhe nxënës. Por mësimi u mbajt vetëm në dy apo tre shkolla. Edhe në ato me prani të një numri simbolik të nxënësve.  Në shkollën fillore “Hysen Rexhepi”, nuk pati mësim në orarin e paradites, ndërsa pasdite pjesërisht. Mësimdhënësi Naim Çollopeku  është i gatshëm për zëvendësimin  e  orëve të humbura. .

“Sipas MASHTI-it,  mësimi duhet të mbahet. Ata e kanë përpiluar kalendarin vjetor. E falënderoj drejtorin e shkollës që edhe dje na ka njoftuar me shkrim. Mësimi është mbajtur sipas orarit të ditës së enjte”, thotë Çollopeku për RTK-në.

Edhe drejtori i shkollës, Maxhun Krasniqi, thotë se mësimdhënësit dhe nxënësit, janë njoftuar me kohë, me kalendarin mësimor që e ndryshoi ditë më parë Ministria e Arsimit.

“Në ndërrimin e  paradites nuk janë paraqitur mësimdhënësit në punë, por vetëm tre prej tyre. Pak nxënës kanë ardhur. Kanë ardhur disa, por jo  në numër të madh dhe mësimi paradite nuk është mbajtur. Por shkolla ka kryer njoftimet dhe të gjitha”, thotë Krasniqi.

Sipas drejtoreshës  së DKA-së Luljeta Veseli Gutaj, shkollat kanë qenë të hapura  edhe në të gjitha fshatrat e komunës së Prizrenit, por mësim të pjesshëm ka pasur vetëm në dy tre prej tyre .

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Hajdar Beqa: Prizreni si çdo herë po bashkohet fuqishëm rreth vizionit për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se në Prizren po vërehet një mobilizim i madh qytetar në mbështetje të...

Lajmet e Fundit