4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Në Prizren po respektohet vendimi i Qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi

Në Prizren, të gjitha restauronte, kafiteritë dhe qendrat tregtare janë duke e respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen nga virusi COVID-19, thotë për “Betimi për Drejtësi”, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi.

Ai ka thënë që në përgjithësi vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është duke u respektuar, edhe pse sipas tij në disa zonë më të thella, gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur tentime për hapje të disa kafiterive, mirëpo me intervenimin e inspektoratit të Komunës dhe Policisë, është evituar hapja e tyre.

Më tej, Thaqi shtoi se që nga nesër do të kryejnë inspektime së bashku me policinë e departamentit për krime të rënda dhe me inspektorët e ATK-së.

Edhe zyra për media e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar se përveç një rasti që ka ndodhur të dielën, në kafiterin “Toni” në të cilën ka pasur edhe sulm ndaj policisë nga pronari i kafiterisë “Toni”, rast ky që tashmë është në procedurë penale, nuk ka raste të tjera në të cilat nuk është respektuar vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka bërë përpjekje për të kontaktuar me Prokurorin Themelore në

Prizren, në lidhje me këtë rast, mirëpo ka qenë pamundur.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, ende nuk ka ofruar të dhëna në lidhje me funksionimin e kësaj gjykate, me arsyetimin se më vonë do të bëhet informimi i publikut.

Më Shumë

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit