-4.3 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Në Prizren vihet guri themeltar për shtatoren e Skënderbeut

Autoritetet komunale të Prizrenit bashkë me përfaqësuesit e institucioneve, të organizatave dhe veprimtarë të ndryshëm të enjten kanë vendosur gurin themeltar për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut, në rrethin afër Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Në të njëjtën kohë, kanë paralajmëruar se në këtë lokacion në muajin mars të vitit të ardhshëm do të vendoset shtatorja dhe se do të nisë procedura që ky shesh të marrë emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para gazetarëve ka deklaruar se “më 28 nëntor në mënyrë simbolike vendosëm gurin themeltar të shtatores së Skënderbeut, së bashku me organizatën ‘Trojet e Arbrit’, që bashkë me artistët do ta realizojnë këtë shtatore”.

“Jemi dakorduar që këtu të bëhet sheshi Skënderbeu, pasi Prizreni ka nevojë për një shesh tjetër. Në mars të vitit 2020 do ta kemi shtatoren gati dhe do ta vendosim këtu”, ka thënë Haskuka.

Ndërsa kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka theksuar se Gjergj Kastrioti po kthehet në Prizren dhe ka falënderuar autoritetet lokale që kanë marrë një vendim të tillë.

Më Shumë

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht...

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës. Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe...

Lajmet e Fundit