7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haradinaj: Parku Inovativ në Prizren i ka hap dyert për strehimin e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë ka vizituar Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren.

Haradinaj ka thënë se ky park nga sot i ka dyert e hapura për strehimin e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur nga sot, vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen. Bashkë me kryetarin Mytaher Haskuka dhe Ambasadorin Gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, u bëmë bashkë në Prizren për një mobilizim ndër-institucional që t’u dalim në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri “- tha Haradinaj.

Ai shtoi se është krijuar një trupë koordinues për pranimin dhe strehimin e atyre që kanë nevojë.

“Po sot, është ndërtuar një trup koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive përkatëse të specializuara për temat e të zhvendosurve, pranimin dhe integrimin e tyre. Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që ka një dedikim tjetër të funksionimit, dyertë e tij sot i ka hapur për bashkëkombësit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të cilët u përballen me këtë fatkeqësi “- shtoi Haradinaj.

“Me të gjithë akterët ndër-institucional do të vazhdojmë punën që këtë situatë emergjente ta menaxhojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’u ofrojmë ndihmë të prekurve nga tërmeti me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë “- tha ai në fund.

Më Shumë

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit