1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Në tetor u tërhoq nga futbolli për shkak të problemeve me zemër, ish-futbollisti i Brighton përfundon në spital

Ish-futbollisti i Brighton, Enock Mwepu, është shtruar në një spital të Zambias, pasi pësoi një atak kardiak.

24-vjeçari u tërhoq nga futbolli i luajtur në tetor të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemër.

Mëepu u ndje keq teksa ishte duke ngarë makinën dhe pasi parkoi humbi ndjenjat.

Gjithsesi, për fat të mirë koha ishte e mjaftueshme që ish-lojtari t’i drejtohej spitalit, aty ku mjekët ndërhynë dhe morën situatën në dorë duke i paraprirë një sulmi fatal në zemër.

Gjendja e Mwepu aktualisht është e stabilizuar, me 24-vjeçarin që vijon tashmë të kryejë disa teste rutinë për të qenë tërësisht i sigurt.

Ish-mesfushori i Zambisë u emërua si trajner i akademisë U-9 të Brighton-it para një muaji, teksa pas këtij episodi edhe klubi anglez reagoi ndërsa vendosi theksin se ataku në zemër u parapri.

Nga ana tjetër, Brighton sqaron se stafi mjekësor i skuadrës është në komunikim me mjekët në Zambia dhe se është i gatshëm për të asistuar në çdo formë.

Kujtojmë se për herë të parë problemet kardiake Mwepu iu shfaqën në muajin shtator të vitit 2022 kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Zambias teksa nuk mundej të kryente stërvitjen e plotë.

Pas disa testeve, mjekët dolën në përfundimin se ai nuk mund të luante pasi kishte një rrisk të lartë që të pësonte përsëri atak kardiak.

Kujtojmë që skuadra angleze shpenzoi plot 23 milionë euro për ta transferuar Mwepu-n nga Salzburg-u në verën e vitit 2021.

Në 27 paraqitje në të gjitha garat, Mwepu shënoi tre gola dhe dhuroi shtatë asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit