-1.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Gruaja shtatzënë tenton t’i jap fund jetës në Prizren

Një grua e moshës 31-vjeçare në Prizren ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.

Ajo konsumuar një sasi të madhe medikamentesh me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se ajo që e bën edhe me të rëndë rastin është se viktima është shtatzënë. Ajo po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë dhe akoma s’dihet gjendja e saj.

Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e saj me djalin e saj të mitur.

Policia është njoftuar për ngjarjen, me ç’rasr një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Më Shumë

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2...

Policia shqiptoi 1590 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1590 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit