7.2 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Në UPZ, sivjet pranohen mbi 2 mijë studentë të rinjë

Gjashtë universitetet publike në Republikën e Kosovës, në vitin akademik 2015/2016, në nivelin e parë të studimeve do t’i regjistrojnë 15 515 studentë.

Kjo është shifra që është miratuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) pas propozimeve të marra nga universitetet publike në Kosovë.

Divizioni për Komunikim Publik i MAShT-it, në përgjigjen me shkrim për “Epokën e re”, është thënë se në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin akademik 2015/2016, në nivelin e parë të studimeve, do të regjistrohen 7 880 studentë, prej të cilëve 7 330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë.

“MAShT-i e ka zvogëluar numrin e studentëve të propozuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës për 270 studentë. Krahasuar me vitin e kaluar akademik 2014/2015, këtë vit numri i studentëve që do të pranohen në vitin e parë të studimeve për nivelin e parë në Universitetin e Prishtinës është zvogëluar për 2 724 studentë”, është thënë në përgjigjen e këtij divizioni.

Ndërsa në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë në vitin akademik 2015/2016 në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 2 203 studentë.

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në vitin akademik 2015/2016 në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 2 115 studentë.

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në vitin akademik 2015/2016 në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 1 515 studentë.

Kurse në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në vitin akademik 2015/2016 në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 560 studentë, kurse në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në vitin akademik 2015/2016 në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 1 242 studentë. /Epoka e re/

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

Arben Veselaj Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej...

Lajmet e Fundit