Nga e hëna Italia mbyll dyqanet dhe shkollat

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.

Po kështu edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se nuk kishte asnjë tregues se kjo ishte e vërtetë, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit