Ngacmimet seksuale në vendin e punës, në Britanitë janë në modë

Komentet seksuale, prekjet e padëshiruar, kërcënimet dhe sulmet janë ende “të përhapura dhe të zakonshme” në ambientet e punës, sipas një raporti të ri, të publikuar në Britaninë e Madhe.

Një hetim gjashtëmujor i Komitetit të Grave dhe Barazisë zbuloi se punëdhënësit dhe drejtuesit, kanë “injoruar” përgjegjësitë e tyre, ndërsa qeveria nuk grumbullonte as të dhëna mbi përhapjen e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“Është krejtësisht e turpshme që në vitin 2018, komentet e padëshiruara seksuale, prekja, përgjimi dhe sulmet janë parë si një ngjarje e përditshme dhe pjesë e kulturës në shumë vende pune. Qeveria, rregullatorët dhe punëdhënësit po u shmangen përgjegjësive të tyre për shumë kohë. Efektet e ngacmimeve seksuale mund të jenë traumatike dhe shkatërruese, dhe kjo përforcohet nga provat personale që kemi marrë. Mungesa e mbështetjes adekuate për viktimat brenda vendit të punës nuk mund të vazhdojë”, tha Maria Miller, e cila kryeson komitetin.

Raporti sugjeron se duhet të ketë një kod të ri ligjor të praktikës për punëdhënësit, për të mbrojtur stafin e tyre, ndërsa qasja në sistemin e gjykatave duhet të bëhet më e lehtë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit