“Nike” mund ta dërgojë Mbappen te Liverpooli

Kylian Mbappe mund të transferohet te Liverpooli gjatë verës së këtij viti.

“Liverpool Echo” shkruan se vendimtar në kalimin e sulmuesit francez te kampioni i Anglisë, mund të jetë kompania e veshmbathjeve “Nike” e cila ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez në vlerë prej 30 milionë funtesh në vit, por që mund të shkojë deri në 75 milionë në bazë të shitjes së produkteve.

May be an image of 1 person

Mbappe është njëri nga sportistët që ka marrëveshje me “Nike”, e cila mund të luajë rol të madh në transferimin e tij te Liverpooli.

22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2022.

Në 24 ndeshje këtë sezon, Mbappe ka shënuar 16 gola dhe ka bërë edhe nëntë asistime.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit