14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës për të diskutuar mbi koordinimin ndërinstitucional.

Takimi, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, u fokusua në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, kontrollet sistematike dhe proceset e rekrutimit.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Në takim morën pjesë Drejtoresha e Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, Dr. Merita Zogu, Drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija, dhe zëdhënësi Shaqir Bytyqi, të cilët vlerësuan lart punën e stafit shëndetësor.

Drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, vuri në dukje rëndësinë e kësaj mbështetjeje reciproke në shërbim të sigurisë publike

“Jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke qenë se ata janë në vijën e parë të sigurisë së qytetarëve tanë,” deklaroi Hajdari.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Nga ana tjetër, kolonel Faton Alija shprehu mirënjohje për trajtimin profesional që pjesëtarët e policisë marrin në këtë spital, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Policisë për të ofruar mbështetje të plotë për institucionin shëndetësor sa herë që kërkohet.

Vizita u përmbyll me dakordimin për plane konkrete në të ardhmen, duke nënvizuar se mirëqenia e stafit policor dhe shëndeti i përgjithshëm i qytetarëve mbeten prioritete të përbashkëta të të dyja institucioneve në Prizren.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

Lajmet e Fundit