-3.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

NISMA, e bindur se do ta përmbysë pushtetin në Prizren

Të dielën, në orët e mbrëmjes, NISMA për Kosovën – Dega në Prizren ka mbajtur debat publik me qytetarët e lagjes “Ortokoll”, “28 Nëntori”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku”. Të pranishëm ishin kryetari i partisë, Fatmir Limaj, deputetët Valdete Bajrami e Enver Hoti, sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi si dhe deputeti njëherësh kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha.

Zyrtarët e kësaj partie thonë se qytetarët e kanë kuptuar se tanimë ka ardhur koha e një orientimi të duhur politik dhe se, sipas tyre, tashmë qytetari e din mirë se kush mashtroi me premtime të kota për kaq shumë vite në Kosovë dhe kush janë ata që ishin përherë afër popullit dhe që mbajtën fjalën e dhënë.

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se ndryshimi po vjen.

“NISMA është ajo që këtë ndryshim do ta jetësoj, sepse ne jemi rreshtuar për ta dashur vendin, e jo për ta shkatërruar, siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha theksoi se Prizreni domosdoshmërish duhet të ndryshoi sepse, sipas tij, vetëm kështu mund të ndalen abuzimet me qytetarin tashmë të nëpërkëmbur nga të inkriminuarit politik në Prizren.

“Këtë përmbysje aktuale politike, vetëm ekipi i NISMA-s mund ta arrijë, ngase tashmë thellë tek ne, qëndron fuqia dhe besimi, që përfundimisht këtë qytet ta kthejmë në binarët e duhur”, tha ai. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 1 personImage may contain: one or more peopleImage may contain: one or more peopleImage may contain: 2 people, crowd

Më Shumë

Iu “avulluan” mijëra vota, reagon Kujtim Gashi: Distancohem nga kjo praktikë!

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me procesin zgjedhor dhe...

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione. Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj...

Lajmet e Fundit